Rrahmani dhe Hysaj rezultojnë negativ nga Covid-19

116

Frika ekzistonte në kampin napoletan se një përhapje e virusit tek futbollistët do të rrezikonte sezonin e tyre në ndeshjet më të rëndësishme.

Nikola Maksimovic rezultoi pozitiv, ku dihet se kishte zhvilluar ndeshje javën e shkuar dhe kishte qenë prezent në dhomat e zhveshjes.

Por, Napoli ka konfirmuar se më e keqja ka kaluar, pasi të gjitha testimet e lojtarëve kanë rezultuar negativë.

“Të gjithë lojtarët kanë rezultuar negativë ndaj testimeve të COVID-19 këtë mëngjes”, deklaroi Napoli në llogarinë e tyre në Twitter.