Rostov, Leicester City i Rusisë

113

Rostov i ka të ndaluara përforcimet dhe u ballafaqua me një greve të futbollistëve, por janë në krye të tabelës, përtej të gjitha parashikimeve, në ndjekje të një prej befasive më të mëdha në futbollin rus.

Në një tregim të ngjashëm me atë të Leicester Cityt në Premierligë, Rostov kurrë nuk ka qenë fuqi e futbollit rus, por fitorja ndaj CSKA Moskës me rezultat 2:0 të shtunën i dërgoi në krye të tabelës, me një çerek të orarit para fundit.

Me një numër të futbollistëve të talentuar si Viktor Ponedelnik, ata kurrë nuk përfunduan një sezon më lartë se pozita e gjashtë, më 1998.

Klubi i themeluar më 1930 kaloi 84 vjet për të fituar titullin e parë shtetëror, Kupën e Rusisë më 2014. Por, në edicionin pasues ata mezi shpëtuan qëndrimin në ligë duke përfunduar në pozitën e 14-të në tabelë.

Ndoshta emri më i madh në përbërjen e tanishme të Rostovit është trajneri Kurban Berdyev, strateg me përvojë që ka prejardhje ng Turkmenistani, që ndihmoi ish ekipin e tij Rubin Kazan për të fituar tituj të njëpasnjëshëm në Rusi më 2008 dhe 2009.