“Ronaldon nuk e shesim për të gjitha paratë e botës”

121

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka mbështetur portugezin Cristiano Ronaldo, i cili këtë edicion ka marrë kritika edhe nga tifozët në Santiago Bernabeu, të cilët edhe guxuan ta vërshëllejnë atë.

Ramos, mendon se vërshëllimat janë normale duke thënë se diçka e tillë u ka ndodhur gjithë futbollistëve të mëdhenj në ‘Bernabeu’.

Sa i përket largimit të Ronaldos nga ‘Bernabeu’, Ramos ka thënë se kjo as nuk duhet të diskutohet.

“Kurrë nuk do ta shisja Ronaldon, as për gjithë paratë e botës”, ka deklarua Ramos.

“Unë e kuptoj se njerëzit vërshëllejnë Cristianon. Ata më kanë vërshëllyer edhe mua, kanë vërshëllyer edhe lojtarët tjerë të mëdhenj. Ne duhet të ulim kokën e të punojmë”, ka shtuar kapiteni i ‘Los Blancos’.