Ronaldo vjen me rekordin e radhës (Video)

145

Golashënuesi më i mirë në histori të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, tani udhëheq listën edhe sa i përket golave të shënuar në shtëpi në ‘Santiago Bernabeu’.

Ylli portugez ka shënuar 146 gola në 115 ndeshje në La Liga në ‘Bernabeu’ (1.27 gola për ndeshje).

Ronaldo kaloi legjendën Alfredo Di Stéfano, i cili kishte shënuar 145 herë në ‘Bernabéu’ në La Liga. Pas tyre, renditen Raúl (141), Santillana (126) dhe Puskas (100).