Ronaldo-Rodriguez “fundosin” Romën

129

Pjesa e parë mes Romës dhe Realit u karakterizua nga një lojë e kujdesshme dhe pa shumë raste për shënimin e golit. Skuadrat shfrytëzuan kryesisht kundërsulmet për të rrezikuar portën kundërshtare. Edhe pse Reali dominoi me mbajtjen e topit, Roma u shfaq disa herë para portës, por pa konkretizuar.

Ndryshe nga pjesa e parë, skuadra e Romës u shfaq më kërkuese ndaj golit në fillim të 45′ të para. Në minutën e 54′ të pjesës së parë El Sharaui nisi një aksion personal nga e majta, por e lëshoi shumë topin para në momentin e gjuajtjes dhe kjo bëri që të ndërhynte portieri i Realit, duke larguar rrezikun.

Kur dukej se Roma kishte marrë në dorë frenat e lojës, Reali gjen rrugën e rrjetës me anë të Kristiano Ronaldos në minutën e 57′. Pas pësimit të golit, skuadra e Spaletit nuk ishte më ajo e minutave të para. Reali dominoi lojën në vazhdim duke shënuar edhe golin e sigurisë në minutën e 86′ me anë të Rodriguez.