Ronaldo nënshkruan me këtë skuadër

204

Cristiano Ronaldo ka filluar bisedimet për vazhdimin e kontratës me Real Madridin edhe për 2 vite me shumë deri në vitin 2020.

Negociatat për vazhdimin e kontratës se Cristianos me Real Madridin kanë filluar një muaj më parë. Drejtuesit Madrilen mendojnë se portugezi e meriton vazhdimin e kontratës me klubin Madrilen.

Cristiano patë nënshkruar vazhdimin e tij të fundit të kontratës me Real Madridin në vitin 2013 me një pagë neto prej 21 milionë për pesë sezone. Në fillim të sezonit, Ronaldo nuk ishte në më të mirën të tij sa ishte Rafael Benitez trajner, por portugezi ka rifituar statusin e tij  të ‘superyll’ nën udhëheqjen e Zinedine Zidane.

47 golat e Ronaldos në 44 ndeshje këtë sezon në mënyrë të qartë i kanë shuar kritikat dhe e kanë larguar dyshimin për përformancat e tij. Edhe pse ai është 31 vjeç klubi beson se përformancat e Ronaldos janë fantastike.

Cristiano ka luajtur pothuajse çdo minutë të sezonit, si në La Liga ashtu edhe në Champions League. Ai është shumë i lumtur në klub, në qytetin e Madridit, dhe më e rëndësishmja me ekipin pas ardhjes se Zidane-s.