Ronaldo ndjek në Instagram këtë artiste shqiptare

1437

Superylli i futbollit,Cristiano Ronaldo ndjek në rrjetet sociale vetëm një artiste shqiptare, nga shumë pak persona që ndjek në total.

Ronaldo duket se të preferuar e ka këngëtaren me origjinë shqiptare Rita Ora dhe nuk ka nguruar t’i bëjë ‘follow’ në ‘Instagram’.

Para disa ditësh, Ronaldo theu dy rekorde duke u bërë futbollisti i vetëm që luan pesë herë radhazi në Kampionatin Europian dhe falë dy golave kundër Hungarisë, 11 në total, u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Europianit.