Ronaldo i lënduar, ja në sa ndeshje do të mungojë

189

Cristiano Ronaldo mund të mungojë në takimin e ardhshëm të Real Madridit në kuadër të La Ligës kundër Rayo Vallecano.

Futbollisti portugez pësoi një dëmtim në minutat e fundit të fitores ndaj Villarrealit me rezultat 3:0 të mërkurën.

Por, ai ka bërë të ditur se nuk vuan nga një lëndim serioz.

“Gjithçka është në rregull, ju faleminderit për mbështetjen tuaj”, shkroi Ronaldo në Instagram.

Por, sipas mediave spanjolle, trajneri Zinedine Zidane nuk do ta rrezikojë në duelin e radhës kundër Rayo Vallecanos në La Ligë duke e rikthyer në ekip për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, të martën.