Ronaldo flet pas shpalljes si futbollisti më i mirë në Evropë

144

Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë në Evropë.

Pas triumfit në Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe kampionatin evropian me Portugalinë, CR7 është shpallur edhe lojtari më i mirë në kontinentin evropian.

Ai me këtë rast ka thënë se çdo gjë ka arrit në saje të bashkëlojtarëve në skuadrën madrilene dhe kombëtaren portugeze, transmeton Telegrafi.

“Është një privilegj për mua dhe dua ti falënderoj gazetarët që më votuan. Shokët e skuadrës janë të rëndësishëm. Unë punoj çdo vit, por pa ndihmën shokëve të ekipit, kjo nuk do të ishte e mundur. Falë ekipit të Real Madridit dhe Portugalisë”

“Më duhet të përmend edhe Portugalinë sepse ishte triumfi i parë në histori. Kjo ishte ndryshe, sepse kam fituar Ligën e Kampionëve tri herë. Por, fitimi me Portugalinë ishte kulmi i karrierës sime”, ka thënë Ronaldo.

Ai më tutje ka thënë se ëndrra po i bëhet realitet pasi në të kaluarën dëshironte të bëhej futbollist i suksesshëm dhe këtë po ia arrin me sukses.

Kjo ishte hera e dytë që reprezentuesi portugez ka fituar titullin e më të mirit në Evropë.