Ronaldo e Messi nuk janë për Serie A

231

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi thuajse në çdo ndeshje shënojnë gola në La Liga.

Por, mbrojtësi i Interit, Miranda, mendon se kjo dyshe do ta kishte të vështirë të realizonte gola, nëse do të ishin në Serie A.

Mbrojtësi brazilian e njeh shumë mirë La Ligën pasi ishte pjesë e Atletico Madridit për disa sezone.

“Ata janë dy lojtarë fantastike dhe do të shënonin shumë gola në çdo ligë”, ka deklaruar Miranda.

“Megjithatë, këtu në Itali, nuk do të arrinin të bënin atë që bëjnë në Spanjë për shkak se ekipet janë shumë më të organizuar taktikisht”, ka deklaruar ai.