Ronaldo e Bale? Pogba lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit (Foto)

155

Manchester Unitedi ka kompletuar transferimin e Paul Pogbas nga Juventusi. Lajmi është bërë i ditur nga vet klubi anglez në sajtin zyrtar, përcjell Gazeta Express.

Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, Pogba i ka kushtuar Manchester Untiedit 110 milionë euro, plus 10 milionë të tjera bonuese.

Pogba kështu është bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, duke lënë prapa Gareth Bale, Cristiano Ronaldon dhe Gonzalo Higuainin.