Ronaldo, 343 ndeshje – 360 gola (Video)

175

Me tre golat e shënuar ndaj Wolfsburgut në Ligën e Kampionëve dhe golin ndaj Getafes, Cristiano Ronaldo ka kapur shifrën e 360 golave me fanellën e Real Madridit që nga transferimi nga Manchester Unitedi.

Këto 360 gola, Ronaldo i ka shënuar në 343 ndeshje në të gjitha garat për ‘Los Blancos’, statistika vërtetë të frikshme të tre herë fituesit të ‘Topit të Artë’.

Ronaldo ka ndryshuar krejtësisht ‘fytyrën’ nën drejtimin e Zinedine Zidane. Me Rafa Benitezin Ronaldo e nisi shumë keq sezonin, madje duke u kritikuar nga analist të shumtë të futbollit, por tani më gjërat po bien në vend. Me Zidanin, në 18 ndeshje Cristiano ka shënuar 21 gola.

Ai deri më tani në ta gjitha garat, regjistron 47 gola në 43 ndeshje, derisa kanë mbetur edhe disa lojë për tu luajtur deri në fund të edicionit.