Roma shkatërron në derbi Lacion, Atalanta përmbys Milanin (VIDEO)

115

Roma nuk fal në derbi dhe shkatërron Lacion me rezultatin e thellë 4-1. Skuadra e Spaleltit ka dominuar të gjithë ndeshjen duke mos e vendosur asnjëherë në diskutim fitoren.

El Sharaui zhbllokoi ndeshjen në minutën e 15-të, ndërkohë që më pas verdhekuqtë shpërdorojnë shumë mundësi shënimi. Në minutë e 64-të Dzeko dyfishon shifrat, por Lazio rihap sfidën me Parolon 11 minuta më pas. Roma reagon menjëherë me Florenzin dhe Perotin duke vulosur fitoren në shifrat e thella 4-1.

https://www.youtube.com/watch?v=DE7HUrOx-V8

Atalanta ndërkohë ka përmbysur Milanin që tregon se ka ende shumë difekte. Goli i Luis Adriano ën minutën e 5-të ishte një gënjeshtër pasi vendasit barazojnë me Pinillën dhe kalojnë në avantazh me Gomez.