Roma-Bologna, këtë rezultat nuk e keni pritur (Video)

116

Roma ndalet në “Olimpico” në ndeshjen e fundit të javës së 32-të të Serie A duke i dhënë një shenjë shprese Interit të vendit të katërt. Kryeqytetasit barazuan 1-1 ndaj skuadrës së Donadonit në një 90 minutësh me shumë raste por pa cinizmin e duhur përpara porte. Ndeshja nisi me një ritëm të lartë dhe që në minutën e 16, Salah goditi shtyllën ndërsa pak sekonda më pas El Sharaawyt iu anulua një gol. 5 minuta më pas Floccari u bllokua nga De Rossi që evitoi një situatë të rrezikshme në portën e verdhekuqve. Goli për emiljanët nuk vonoi pasi në të 25-ën, Rossettini arriti imponohej me një goditje perfekte.

Minutat deri në fundin e kësaj pjese nuk sollën asnjë ndryshim, por në fraksionin e dytë, në momentin më të mirë të Bolognas, ishte Roma që barazoi shifrat me Salah që përfitoi nga asisti perfekt i kapitenit Francesco Totti.

Në të 70-ën, u bë sërish protagonist Salah, i cili nuk arriti të shfrytëzonte një rast ideal, ndërsa 13 minuta më pas tentoi sërish egjiptiani, por goditja e tij nuk rezultoi e saktë. Deri në fund të kohës së rregullt Roma nuk arriti të siguronte tre pikë duke humbur kontaktet me Napolin e vendit të dytë pasi ndodhet 6 pikë larg, ndërsa me po të njëjtën diferencë mbetet në avantazh ndaj Interit ndjekës.

https://www.youtube.com/watch?v=6MzL14NiwfQ