Rivali i Dritës përforcohet me futbollistin e Feronikelit

2298

Klubi Futbollistik “Deçiqi” nga Tuzi është duke u përgatitur maksimalisht për garat evropiane dhe për sezonin e ri.

Skuadra shqiptare nga Mali i Zi në kuadër të ‘Europa Conference League’ do të përballet me ekipen gjilanase, Dritën.

Klubi nga Tuzi këto ditë ka vazhduar me prurjet e reja, dhe kësisoj ka transferuar edhe futbollistin i cili së fundmi është paraqitur në futbollin kosovar me ekipin e Feronikelit.

Bëhet fjalë për mesfushorin ofanziv, Damir Kojasevic, raporton Gazetasheshi.com

Mesfushori 34-vjeçar ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje me “Niklin” duke realizuar një gol.

Kujtojmë që futbollisti ka karrierë të pasur ku është paraqitur në shumë skuadra, gjithashtu ka tetë paraqitje me Përfaqësuesen e Malit të Zi.

/Gazeta Sheshi/