Rita kalon në sulm

119

Ajo ka qenë në qendër të thashethemeve se mund të jetë “Becky me flokët e bukura”, duke iu referuar këngës së Beyonce, ku “Becky” është femrat me të cilën e ka tradhtuar burri i saj, Jay Z.

Rita nuk ka qëndruar në heshtje dhe ka kaluar në sulm. Të martën ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram posterin e filmit “Ash Wednesday” ku në qendër është aktorja Elizabeth Taylor.

Drama ka në qendër të filmit një grua në moshë të mesme e cila është e shqetësuar se po humb burrin.

Në përpjekje të dëshpëruara për të shpëtuar martesën e saj, ajo vendos të bëjë një ndërhyrje kirurgjike në Zvicër për t’u “rinuar” sepse kështu burri nuk do të largohej.

Ky nuk ishte sinjali i vetëm për Beyonce, pasi Rita bëri një të tillë edhe të hënën. Ajo kishte të njëjtën veshje sikurse Beyonce në klipin e këngës “Formation”.