Rio Ferdinand: “Këto dy ekipe kalojnë në finale të Championsit”

153

Shorti i Champions Leagues është hedhur dhe përballë ka vënë përballë ndeshje shumë interesante: Real Madridi përballet me Man City ndërsa Bayern përballet me At.Madridin.

Menjëherë pas hedhjes se shortit emra të mëdhenj kanë diskutuar rreth hedhjes se shortit duke dhënë mendime të ndryshme. Një ndër ta Rio Ferdinand i cili pas hedhjes se shortit në rrjetet sociale postoi një postim ku shkruante:

“Shorti i Champions Leagues është bërë i ditur. Parashikimet e mia se kush do të kalojë në finale ? Mendoj se Real Madridi dhe Atletico Madridi”.

Ju rikujtojmë se Reali dhe Atletico janë takuar në finale të Champions Leagues 2 vite më parë, në sezonin 2013/14, ku Reali e fitojë ndeshjen pas një përmbysje rezultati 4-1 dhe në fund ngriti trofeun e tyre të dhjetë europian në këtë kompeticion.