Rinia e PDK-së thotë se nesër do të festojë

180

Dilemat e deritashme se a do te festojne simpatizantet e PDK-se apo jo duket se jane hequr. Rinia e PDK-se, dega ne Prishtine, ka derguar njoftim se do te festojne neser per zgjedhjen e Hashim Thaçit president i vendit.

Aktualisht, ne shesh po qendrojne opozitaret te cilat qe nga pardje kane vendosur tendat e tyre. Numri i qytetareve aty eshte me i madh se sa ka qene dje dhe sot gjate dites.

Ne njoftimin e Rinise se PDK-se nuk thuhet me saktesi se ku do te behet festa, duke iu referuar vendit me “kryeqyteti i Republikes se Kosoves”.

Me poshte keni njoftimin e Rinise se PDK-se:

“Kryeqyteti i Republikës së Kosovës nesër do të jetë vend i një feste madhështore. Lideri i PDK-së, Z. Hashim Thaçi, do të jetë President i Republikës. Personaliteti politik më i votuar në gjashtë palë zgjedhje të fundit, dëshmon se vota e qytetarëve ia dha besimin se sot është personi më unifikues në Republikën e Kosovës. Rinia e PDK-së, dega në Prishtinë, shpreh gatishmërinë që së bashku me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, në mënyrë dinjitoze do të festojë me rastin e zgjedhjes së Presidentit të ri. Presidenti është i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe më shumë se kurrë në historinë tonë të re, ishte dhe është faktor uniteti”.