Rikthehet turniri më i madh në Anamoravë “Rogana 2021”

1781

Turniri tradicional kushtuar dëshmorëve të kombit “Emin dhe Selver Kryeziu”  do të rikthehet këtë vit ne skenë pas pauzës 4 vjeçare.

Ky turne i cili njihet në mbarë trojet shqiptare mbahet në fushën e shkollës fillore në fshatin Roganë të Komunës së Kamenicës.

Këtë turnir e ka mbështetur Komuna e Kamenicës e cila pritet të rishtresojë fushën sportive dhe duke mbështetur edhe në forma tjera.

Turneu më i madh në Anamoravë dhe më gjerë do të gjykohet nga gjyqtarë me licencë të FFK-së.

Për të gjitha këto është përkujdesur krye organizatori Hetem Geci i cili pas një pune të madhe rikthen emocionet sportive në këtë vend.

/Gazeta Sheshi/