Rikthehen emocionet e Superligës, rikthehet Hajvalia për titull

149

Hajvalia ka triumfuar në duelin derbi ndaj Prishtinës, me të vetmin gol të realizuar nga Shkëlqim Pacolli në pjesën e parë të lojës, duke marrë kështu tre pikë të arta nga kjo përballje që e afron skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishi në vetëm një pikë afër liderit Ferronikeli (32).

Në duelin tjetër interesant të kësaj jave, Llapi dhe Gjilani kanë ndarë pikët, derisa kanë luajtur baras në një terren mjaft të vështirë siç ishte ai në Merdarë. Në fakt gjilanasit kanë qenë superiorë, pothuajse gjatë gjithë ndeshjes dhe kanë udhëhequr me golin e Betim Haxhimuses deri në sekondat e fundit, kur realizojë Dardan Jashari me kokë.

Trepça  89’ i ka dhënë një mësim të mirë skuadrës së Dritës, të cilën e ka mposhtur thellë 5-1, duke u vështirësuar punët gjilanasve, në luftën për mbijetesë.

Rezultatet e javës së 18-të:

Hajvalia 1-0 Prishtina
Llapi 1-1 Gjilani
Trepça 89’ 5-1 Drita
Besa 3-1 Drenica
Vushtrria 1-1 Liria