Rikthehen drithërimat e elitës së futbollit kosovar, pretendentët sfidojnë njëri tjetrin

149

Pas dueleve të Digitalb Kupës së Kosovës, rikthet në program Raiffaisen Superliga me dy përballje mjaft të nxehta. Llapi do zbresë në fushë të dielën për ta pritur Gjilanin, derisa Prishtina do fillojë të kërkojë këndelljen ndaj Hajvalisë, në një ndeshje që mund që mund t’i japë kahje nisjes së sezonit pranveror.

Pranvera e nxehtë e elitës, fillon me përballjen ndërmjet Istogut vendas dhe kampionit në fuqi Ferronikeli. Përballje kjo që do zhvillohet ditën e shtunë.

Ndërkohë në duelet e tjera të ditës së diel takohen: Trepça 89 – Drita, Besa – Drenica, Vushtrria – Liria.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:30, derisa i takojnë javës 18.