Rekordmeni Casillas

120

Me të konfirmuar selektori spanjoll, Vicente Del Bosque, se ish-gardiani i Real Madrid-it, Iker Casillas do jetë startues në duelin miqësor ndaj Rumanisë u kuptua se tashmë ai ka thyer një rekord, transmeton Gazeta Sheshi.

Me këtë rast portieri aktual i skuadrës portugeze Porto do luajë ndeshjen 166-të me përfaqësuesen spanjolle, me shumë se çdo futbollist tjetër. Madje, më shumë se çdo futbollist europian që ka mundur të luajë me përfaqësuesen e vendit të tij.

Përkundër paraqitjes së mrekullueshme të De Gea-s në përballje me Italinë, tashmë është e sigurtë se protagonizmi për duelin e rradhës do ti takojë Casillas-it.

/Gazeta Sheshi/