Rekord në Europë, do marrin pjesë 11 klube shqiptare

547

Ekipet shqiptare gjithnjë e më tepër janë rritur në mënyrën e organizimit dhe kanë fituar garanci dhe pjekuri, se në kampionate mund të fitojnë vendet e sipërme të tabelës. Jo vetëm kaq, por edhe se në Europë të mos jenë veçse kalimtare të një turi të vetëm.

Këtë vit, pritet si asnjëherë tjetër që ekipet shqiptare në rajon të “pushtojnë” Europën. Bëhet fjalë deri më tani që të ketë 11 klube shqiptare nga 4 shtete të ndryshme zyrtare, në kompeticionet europiane të UEFA-s.

REKORDI – Një vit më parë, në Europë ishin tetë skuadra shqiptare në Europë: nga Shqipëria, Kosova si dhe Maqedonia e Veriut. Mirëpo, këtë vit ka një shtesë jo vetëm të Kosovës që shkon me 3 skuadra në Europë nga 2 një vit më parë, por merr pjesë edhe një ekip shqiptar i Malit të Zi: Deçiçi i Tuzit. Gjithashtu, vendet europiane të kompeticioneve në Maqedoninë e Veriut janë zaptuar nga skuadrat shqiptare, me një dyshim të vetëm: Struga, nëse do ta mbajë apo jo vendin për në Europë deri në fund. Në total, 11 ekipe që përfaqësojnë popullsinë shqiptare në katër shtete.

EKIPET – Në Shqipëri, ekipi kampion shkon në Champions dhe 3 të tjera në Konferencë Ligë. Momentalisht, kjo garë do të ndahet mes Teutës, Partizanit, Laçit, Vllaznisë dhe Tiranës, me njërën që do të “digjet”. Në Kosovë, krahas kampiones (Prishtina vetëm 1 pikë larg) që ka synimin për të shkuar më tej në Champions, ka edhe dy ekipe për në Konferencë Ligë: momentalisht është Drita e dyta në kampionat dhe një mes Llapit e Dukagjinit si fitues të Kupës.

Shkendija

Në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija ka fituar të drejtën si kampione për Championsin dhe Shkupi si e dyta do të marrë pjesë në Konferencë Ligë. Rrugëtim që pritet t’i bashkohet edhe Struga, aktualisht e treta dhe vetëm duhet ta ruajë këtë vend deri në javën e fundit. Në Malin e Zi, për herë të parë Deçiçi i Tuzit është një skuadër shqiptare që siguron një biletë europiane. Ajo është fituese e Kupës, por njëherazi e siguron pjesëmarrjen në Konferencë Ligë edhe nga vendi në kampionat.

EKIPET SHQIPTARE NË EUROPË

* SHQIPËRI

(4 SKUADRA)

1 NË CHAMPIONS

3 NË KONFERENCË LIGË

* KOSOVË

(3 SKUADRA)

1 NË CHAMPIONS

2 NË KONFERENCË LIGË

* MAQEDONI E VERIUT

(3 SKUADRA)

1 NË CHAMPIONS

2 KONFERENCË LIGË

* MALI I ZI

(1 SKUADËR)

NË KONFERENCË LIGË