REKORD/ Buffon portieri më i pathyeshëm në historinë e Serisë A

140

Gianluigi Buffon është portieri më i pathyeshëm në historinë e Serie A, me 930 minuta pa pësuar gol. Numri 1 i Juves arriti që të thyente rekordin e Sebastiano Rossi, që nuk pësoi gol në 929 minuta me Milan në vitin 1993.

Juventus e ka ruajtur rrjetën të paprekur në 10 ndeshjet e fundit të Serie A, duke vënë rekordin në këtë veprimtari. Bardhezinjtë po luajnë derbin ndaj Torinos, një sfidë që për momentin është mbërthyer me rezultatin 0-2.