Reja te Napoli?! Duka sqaron gjithë të vërtetën!

204

Armand Duka, presidenti i FSHF-së dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, foli në “Radio Kiss Kiss Napoli”. Aty u ndal edhe mbi mundësinë për të parë Edy Reja në stolin e Napolit dhe për atë që “Euro 2020” mund të zhvillohet në Angli. Kjo hipotezë e fundit vjen për shkak të faktit se kryeministri Boris Johnson dëshiron t’i rihapë stadiumet në vendin e tij:

“Reja te Napoli si zëvendësues i Gattuso? Unë i kam lexuar këto thashetheme, por nuk di asgjë. Napoli nuk më kontaktoi kurrë, as Reja nuk më ka thënë gjë për mundësinë e të bërit dy punë si trajner. Sidoqoftë, unë po e specifikoj që tani e tutje të mos aludohet kot me këtë gjë, sepse është një mundësi që për t’u përjashtuar kategorikisht.

I dërgova përshëndetjet e mia për fitoren e zgjedhjeve presidentit të FIGC, Gabriele Gravina. Bilanci financiar i klubeve europiane po shkon keq pa spektatorë; ka më pak sponsorë dhe reklama. Bilanci sportiv nuk është i keq, po shkon mirë, ekipet luajnë dhe nga pikëpamja sportive nuk ka humbur shumë.

Spektatorët në stadiume? Kjo nuk varet nga UEFA, por nga autoriteti i secilit shtet. Në Angli vendosën t’i kthejnë tifozët, ne shpresojmë që kjo të ndodhë së shpejti edhe në pjesën tjetër të Europës. Shpresa, pra, është që “Euro 2020” të luhet me 50% të spektatorëve në tribuna. Që “Euro 2020” të luhet vetëm në Angli është një mundësi. Kanë mbetur edhe 4-5 muaj, le të shohim nëse situata do të ndryshojë, përndryshe Anglia do të ishte një mundësi”.