Receta ideale për flokë të gjatë dhe të shëndetshëm

127

Flokët e gjatë janë të preferuar nga të gjithë, shpesh secili nga ne përpiqet që të përdorë produkte të ndryshme që i vijnë në ndihmë për të pasur flokë sa më të shëndetshëm dhe të gjatë dhe pse shpesh mund të kenë të vështirë marrjen e tyre për shkak të kostos së lartë.

Ekziston një recetë e thjeshtë natyrale që ju ndihmon për të pasur flokë sa më të gjatë dhe të shëndetshëm. Për të përgatitur një përbërje të tillë është e rëndësishme që të keni; ½ gotë birrë,
½ banane, një lugë gjelle mjaltë organik dhe një të verdhë veze.

Vendosni të gjithë përbërësit në një enë dhe përziejini ato mirë. Më pas atë maskë shpërndajeni në vendet ku nuk keni flokë. Ky përbërës shpërndahet me dorë, duke i bërë një masazh të lehtë.

Nëse përzierja fillon të depërtojë në lëkurë, ju do të ndjeni një ngrohtësi të lehtë dhe kjo vërteton efektin e maskës. Kjo është një recetë që aplikohet një herë në ditë për rreth shtatë ditësh.