“Reali po vuan për faj të punës së dobët të Benitezit”

127

Mbrojtësi brazilian i Realit, Marcelo, ka folur pa doreza për krizën që ka pasur ekipi gjatë këtij edicioni. Sipas tij, fajtor është ishtrajneri Rafa Benitez, ndërsa për Zidanin parashikon se do të bëhet më i miri në botë.

Kriza – “Është e vështirë që të pranosh një sezon të tillë, kur je pjesë e Realit të Madridit. Unë mendoj se vuajtëm në mes të edicionit, për shkak të fazës së keqe përgatitore. Po të ishte punuar më mirë, nuk do kishim luhatje të tilla. Ku u gabua? Nuk mund ta them me saktësi, por sigurisht që nuk ka qenë një nga përgatitjet më të mira që kemi bërë”.

Zidan – “E mori ekipin në një moment që kishte shumë presion dhe duhet të luftonte si i treti në kampionat. Por, është duke e kaluar me sukses çdo gjë. Unë jam i bindur që ai do bëhet trajneri më i mirë në botë”.

E ardhmja – “Kam një kontratë me Realin, por dëshira ime është që të qëndroj sa më gjatë. Ndihem shkëlqyeshëm dhe nuk kam asnjë arsye për të ndryshuar ekip”.

Neymar te Reali – “Unë flas shumë pak për futboll me të. Jemi miq dhe argëtohemi së bashku. Por, pas asaj që ka bërë me Barcelonën, e shikoj të vështirë që të arrijë të firmosë me Realin”.