Reali i Madrid, gati revolucionin veror

179

Reali i Madridid po përgatitet për një revolucion në skuadër gjatë merkatos së verës. Ky ishte lajmi kryesor që spikati edhe në faqen e parë të të përditshmes Marca, e cila zbulon 12 emrat që janë pikëtuar nga drejtuesit e Las Blancos për të thyer hegjemoninë e Barcelonës në Primera Division. Përvec Paul Pogba, që kërkohet nga gjysma e Europës, në Madrid synohen De Gea, Neymar, Leëandoëski, pa harruar edhe Hazard dhe Marquinhos. Në listën e futbollstëve që duhet të largohen spikasin Isco, James Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo.

Revolucioni, sipas Marcas, do të nisë nga porta. Do të bëhet një tjetër tentativë për David De Gean, që nuk mundi të mbërrinte në Spanjë në minutat e fundit të merkatos verore vetëm për cështje burokratike, transmeton Super Sport.

Në repartin e mbrojtjesm ku janë të konfirmuar Pepe dhe Ramos, nevojitet një tjetër qendërmbrojës dhe një mbrojtës i majtë. Për rolin e parë, po mendohet për Marquinhos, Laporten dhe Stones, ndërsa në krah i përmbush kushtet Ricardo Rodriguez i Wolfsburgut, pasi Bayerni nuk ka ndërmend të privohet nga Alaba.

Në mesfushë, Perez është i fiksuar pas Luka Modric dhe Tonny Kross, ndërsa ëndrra e numri një të Realit është të blejë Paul Pogbanë që kushtin mbi 80 milionë euro dhe Eden Hazard, për të cilin do të vendosë Conte sapo të marrë drejtimin e Chelseat. Alternativë është Sane i Schalkes. Sulmi i ëndrrave për Perez është treshja Neymar-Leëandoëski-Aubameyang. Për të bindur Drotmundit që ta lejojë largimin e sulmuesit nga Gaboni, mjafton një ofertë bombastike, ndërsa mbeten shumë më të komplikuara tratativat për yllin e Barcelonës dhe sulmuesin polak të Bayernit të Mynihut.

Gjithcka do të bëhej më e thjeshtë nëse Cristiano Ronaldo shkon te Psg, ndërsa Benzema ndjek Ancelottin në Gjermani.