Reali, dy futbollistë plus 35 milionë funte për Sissokon

221

Real Madrid do të bëj edhe një transferim pas blerjes së Alvaro Moratas.

Mesfushori i Newcastle United, Moussa Sissoko po përmendet si përforcim i radhës së skuadrës madrilene.

Mediat spanjolle dhe britanike raportojnë se Los Blancos kanë ofruar 35 milionë funte plus dy futbollistë, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për dy talentët e rinj, Marcos Llorente dhe Mariano Diaz, të cilët kanë shkëlqyer në ndeshjet para-sezonale të Realit në SHBA.

Kujtojmë se dyshja e lartpërmendur ka punuar për një kohë edhe nën urdhrat e ish-trajnerit të skuadrës spanjolle, Rafa Benitez, i cili aktualisht është trajner i Newcastlet.