Reali dhe Chelsea projektojnë shkëmbimin James-Hazard

142

Eden Hazard. Është pikërisht sulmuesi belg i Chelsea-it një prej objektivave kryesorë të Realit të Madridit në merkaton e verës së ardhshme. Madje për të mbrritur te ish lojtari i Lillë, Los Blancos janë gati ti ofrojnë në shkëmbim Chelsea-it, kartonin e mesfushorit kolumbian James Rodriguez. Të dy këtë futbollistë zotërojnë cilësi të jashtëzakonshme dhe kanë një vlerë të përafërt me 80 milionë Euro në merkato. Megjithatë në këtë sezon si Hazard ashtu edhe James Rodriguez nuk kanë bindur me paraqitjet e tyre, dhe të dy lojtarët janë mëse të gatshëm të ndërrojnë fanellë. 25-vjecari belg i Bluve të Londrës e dëshiron me cdo kusht  një transferim në Spanjë te Reali i Madridit dhe gjasat janë që ky operacion merkatoje të realizohet me sukses pasi edhe presidenti i Los Blancos Florentino Perez e pëlqen sëtepërmi lojtarin.

Por nëse Hazard është i vendosur dhe dëshiron kalimin në kryeqytetin spanjoll nuk mund të thuhet e njëjta gjë për yllin kolumbian James Rodriguez i cili nëse vendos të transferohet te Chelsea do të humbiste mundësinë për të luajtur në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm. Hazard aktualisht te Chelsea përfiton 14 milionë Euro në sezonin afërsisht dyfishin asaj që merr James te Reali. Gjithsesi paga nuk përbën aspak problem pasi belgu vetëm e vetëm për tu bërë pjesë e Los Blancos është i mëse i gatshëm të ulë disi pretendimet e tij  ekonomike ndërkohë që 24-vjecari i Los Cafeteros nëse përshkon rrugën e kundërt me siguri do të kishte një pagë më të lartë se ajo që merr aktualisht te Reali.

/Super Sport/