Real – Wolfsburg, kë e favorizojnë bastoret?

130

Real Madrid është favorite absolute për ta fituar ndeshjen e kthimit ndaj Wolfsburgut.

Sipas bastores së njohur sportive ndërkombëtare, Bwin, Real Madrid është favorite absolute përballë Wolfsburgut, në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Fitorja e ekipit të Zinedine Zidanes është kotuar me 1.20 euro, derisa triumfi i Wolfsburgut ka kuotën 10 euro. Kurse, barazimi është kotuar me 8.25.

Ndeshjen e parë e ka fituar Wolfsburgu me rezultat 2:0. Nëse Reali synon gjysmëfinalen duhet të fitojë minimalisht 3:0.