Real-Wolfsburg, Guardiola “tallet” me madrilienët

119

Pep Guardiola është shumë i lumtur që Wolfsburgu e ka mposhtur Real Madridin në ndeshjen e parë.

Trajneri katalunas tha që gjermanët janë një mësim i mirë se si në futboll nuk ka asgjë të lehtë.

“Padyshim, ekipi më i mirë në çerekfinale ka qenë Wolfsburgu, që fillimisht eliminoi Manchester Unitedin në fazën e grupeve”, deklaroi Guardiola.

“Unë jam shumë i lumtur për triumfin e tyre. Në futboll nuk ka asgjë të lehtë për askënd, as për Madridin, as për Barcelonën e as për Bayernin”, shtoi tekniku katalunas.