Real Madrid zbulon listën për sfidën ndaj Chelseat, rikthehen tre lojtarë të rëndësishëm

131

Është mësuar lista e plotë e Real Madridit për sfidën e radhës ndaj Chelseas.

Pas barazimit 1 – 1 në “Santiago Bernabeu”, “Los Blancos” udhëtojnë në Londër për të siguruar kalimin në finale të Ligës së Kampionëve.

Real Madrid ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar, ku janë edhe Kroos, Ramos, Valverde dhe Mendy, që ishin në dyshime për këtë ndeshje.

Lista e plotë:

Portierë: Courtois, Lunin dhe Altube

Mbrojtës: Militao, Ramos, Nacho, Marcelo, Odrizola, Mendy dhe Miguel

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Isco, Valverde, Arribas dhe Blanco

Sulmues: Hazard, Benzema, Asensio, Vinicius, Mariano dhe Rodrygo.