“Real Madrid i ka vjedhur titujt me diktatorin Franco”

195

Jordi Cardoner, zëvendës-presidenti i Barcelonës, ka dhënë një intervistë mjaft interesante për të përditshmen argjentinase “Clarin”, në të cilën ka thumbuar në maksimum rivalin e përbetuar, Real Madrid, transmeton Gazeta Sheshi.

“Ne kemi jetuar në një epokë të tmerrshme të diktaturës së Gjeneralit Franco. Në këtë periudhë ishte vetëm një skuadër që ka përfituar në Spanjë dhe në Europë, dhe ata ishin Real Madrid-i. Ata na kanë bërë shumë të vuajë”, ka theksuar Cardoner.

Katalunasi gjithashtu ka folur edhe formën momentale të skuadrës së Barcelonës, duke i dedikuar të gjitha meritat trajnerit aktual Luis Enrique.

“Të gjithë thonin që ky është fundi i një cikli, se Neymar nuk mund të luante së bashku me Messi-n, por ja që ndodhi e kundërta. Trajneri Luis Enrique ka rikonstruktuar skuadrën dhe e ka bërë atë më të mirën në botë”, ka përfunduar Cardoner.

/Gazeta Sheshi/