Real Madrid dorëzohet në Malaga

128

Skuadra mbretërore është ndalur në një barazim 1-1 nga Malaga, në duelin e zhvilluar në La Rosaleda.

Megjithëse ishin miqtë ata që dominuan ndeshjen dhe brenda dy minutave kishin mundësitë t’i mbyllin llogaritë e ndeshjes, gjërat nuk shkuan edhe ashtu siç ishin pritur.

Dështimi i Cristiano Ronaldos nga penaltia për të realizuar golin e dytë në ndeshje i ka dhënë motiv skuadrës vendasve që të kërkojë rikthimin e madh.

Pas shumë tentimeve vendasit gjejnë golin e shumë kërkuar përmes mbrojtësit Albentosa që realizon pas një tollovie brenda zonës mike.

Në minutat e mbetura, Mbretërit tentuan që ta fitonin ndeshjen, por nuk u treguan efektivë.

Pas javës së 25-të, Real Madridi ka 54 pikë dhe është nëntë pikë prapa liderit Barcelona.