Real Madrid dështon ta marrë kreun, barazon në çastet e fundit ndaj Sevillës

110

Reali ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e La Liga.

Mbretërit kanë barazuar në shtëpi me Sevillan me rezultat 2-2 në ndeshjen e javës së 35-të.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Fernando në minutën e 22-të.

Rezultatin e barazoi Asensio në minutën e 67-të të ndeshjes.

Golin e dytë për Sevillën e realizoi Rakitic në minutën e 78-të nga penaltia.

Golin e barazimit e shënoi Toni Kroos në minutat shtesë të ndeshjes.

Reali mbetet në vendin e dytë me 75 pikë, dy pikë më pak se Atletico Madrid që është lider aktual.

/Gazeta Sheshi/