Real Madrid – Chelsea, nuk thyhet rekordi i shikueshmërisë (Foto)

195

Në stadiumin Michigan, aty ku u zhvillua miqësorja mes Real Madridit e Chelseat, ishin të pranishëm 105.826 shikues. Ky numër është rekord për Chelsean pasi asnjëherë më parë nuk kanë luajtur para kaq shumë tifozëve, por jo edhe për Real Madridin, shkruan ‘The Guardian’.

Dy vite më parë, stadiumi Michigan priti dy ndër klubet më të famshme në botë –Manchester Unitedin e Real Madridin, të cilët thyen rekord sa i përket shikueshmërisë pasi në stadiumin Michigan ishin të pranishëm 109,318 tifozë, afër katër mijë më shumë se në miqësoren e fundit mes Chelseat e Realit.