Reagon Peja: Dardani është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave

169

KB Peja ka reaguar ndaj deklaratës së Ponte Prizrenit ku e ka quajtur Dardan Berishën si ish-reprezantues të Polonisë.

Skuadra e Basketbollit nga Peja ka shkruar se ajo është një deklaratë skandaloze dhe se Berisha është lojtari më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave.

Ky është reagimi i tyre:

DARDAN BERISHA ËSHTË LOJTARI MË I MIRË SHQIPËTAR I TË GJITHA KOHËRAVE

Reagim ndaj deklarates skandaloze te ekipes se Prizrenit:

Sonte është sulmuar basketbolli i Kosovës, kapiteni i Kosovës dhe kapiteni i KB Peja.Dardan Berisha është ish reprezentues i Polonisë në Kampionatin Europian, ai i cili ngriti Shqiponjën lart dhe na bëri të gjithëve krenar, është ai i cili e la Poloninë dhe erdhi i pari për të reprezentuar Kosovën në arenën ndërkombëtare deri sa shumë basketbollist tjerë vendor ende kan rezerva ta marrin këtë vendim. Është ai i cili e ngriti basketbollin e Kosovës në nivel tjetër me paraqitjet e tij tek Peja e Prishtina, madje edhe në garat më të vlefshme të basketbollit Europian. Ne jemi krenar që kemi Dardanin në skuader dhe do të jemi pas tij gjithëherë. Kërkojmë nga qytatarët e Prizrenit të distancohen nga fyrjet raciste ndaj tij dhe bëjmë thirrje Federatës qe ta mbrojnë kapitenin e tyre me të gjitha masat e nevojshme.