Reagon PDK lidhur me sulmin ndaj zyrave te Presidences

98

Ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës ndaj sulmit me koktej molotovi në zyrat e Presidencës së Republikës së Kosovës.

Në reagimin e kësaj partie thuhet se sulmet e tilla kriminale që po ndodhin në vazhdimësi, synojnë të krijojnë klimën e frikës dhe pasigurisë në shoqërinë tonë, si rrjedhojë janë të papranueshme dhe të dënueshme.

Partia Demokratike e Kosovës konsideron se veprimet e tilla, po cenojnë vlerat themelore të shtetit tonë dhe janë qartësisht anarkiste.

Partia Demokratike e Kosovës, i bën thirrje organeve kompetente që ky akt të ndriçohet sa më shpejt dhe autorët e kësaj vepre të shëmtuar të vihen para drejtësisë.