Reagon Gjilani: Referimi ishte i porositur dhe skandaloz

213

Gjilani ka pësuar sot disfatë nga skuadra e Llapit në kuadër të DigitAlb Kupës së Kosovës, mirëpo gjilanasit nuk janë ndarë aspak të kënaqur me mënyrën e ndarjes së drejtësisë nga këmishzinjët, transmeton Gazeta Sheshi.

Në vazhdim ju ftojmë ta lexoni komunikatën e lëshuar për shtyp nga zyrtarët e skuadrës së Gjilanit:

Reagim: Llapi -Gjilani

Referim tendencioz, skandaloz, i porositur dhe i demshem per futbollin kosovar.

Kryesia e KF Gjilanit menjehere pas takimit Llapi-Gjilani mban takim te jashtezakonshem. Se cfare ndodhi ne lojen per kupe, Llapi-Gjilani, fatmiresisht u pa edhe ne transmetim. Fatkeqesisht, prej kesaj u deshperuan adhuruesit e futbollit. Qysh ne fillim te lojes u vu re se qe te tre referet kishin ardhur me detyre,t’i ndihmojne Llapit per te fituar. Edhe ne tribuna shikuesit llapjane komentonin se Kreshnik Vula duhet t’u ktheje boxhjin per lojen paraprake, Ferronikeli-Llapi, gjate se ciles ata konsideronin qe ishin demtuar.

Loja e ashper e Llapit qysh ne sekondat e para dhe faulat shume te lehte afer zones se rreptesise, treguan qarte se referimi do te jete pro Llapit. Kulminacioni ishte ne minuten e 31-te kur te gjithe e pane se referi anesor Baliqi qon flamurin per offsajd, nderkohe qe ishte pozite e paster per gol nga ana jone. Dhe, derisa lojtaret tane ishin te hamendur, akordohet penallti. Per t’iu lehtesuar puna refereve, Llapi shenoi shpejt edhe golin e dyte nga pozita jashte loje, Referet tek tash ia nisen te referojne ashtu sic duhet.
Fusha e Llapit ne Merdare ishte per cdo kritike por si duket kjo shkonte ne favor te vendasve e ne dem te mysafireve.
Edhe deklaratat e hershme te Batatines (trenerit te vetem vetefinancues) determinojne pergatitjen e sigurte te Llapit per fitore ndaj Kf Gjilanit sot.
Te indinjuar per ecurine e lojes sot dhe evitimin e pasojave neser, konsiderojme se jemi demtuar rende ne referimin qellimisht te deleguar.
Ftojme komisionin per delegimin e refereve, komisarin e garave dhe institucionet e tjera relavante prane FFK-se, qe definitivisht te nderhyjne sa nuk eshte bere vone ne te kunderten KF Gjilani shqyrton seriozisht vazhdimin e garave sepse me kete ne humbim donatoret, perkrahesit dhe arsyen per te vazhduar ne keto kushte, ku kriteret aplikohen ne menyre te njeanshme.
Ju rikujtojme sulmin ndaj lojtarit tone Betim Haxhimuses ne ndeshjen Feronikeli-Gjilani dhe denimin qesharak ndaj shkaktarit te incidentit. Shtrohet pyetja pse kjo urrejtje ndaj disa klubeve e favore ndaj tjerave. Jemi ne prag te pranimit nderkombetar si duket te pamerituar, andaj reagoni sot se neser do te jete vone.