Reagon Gjilani: Po dëmtohemi sërish

215

Humbja ndaj Prishtinës ka lënë shije të hidhur në kampin kuq e bardh, që edhe përmes një komunikate për shtyp ka reaguar lidhur me gjykimin e ndeshjes, raporton Gazeta Sheshi.

Një tjetër fakt që po shqetëson gjilanasit është mos pranimi i ankesave të tyre, të cilat siç kanë shkruar në faqen zyrtare të klubit po hasin në vesh të shurdhët.

Në vijim ju ftojmë të lexoni reagimin e plotë të klubit gjilanas:

“Asaj që ju frikësuam fatkeqësisht na ndodhi,u dëmtuam rëndë nga referët dhe
si duket akuzat tona po hasin ne vesh të shurdhët.

Kryesia e klubit ka mbajtur menjehër pas ndeshjes me K.F. Prishtinen një takim
ku ka diskutuar lidhur me referimin skandaloz të Hajriz Hajdarit me bashkëpunëtor.

-Me të degjuar për delegimin e Hajrizi Hajdarit në këtë takim , kemi pas frik se një
gjë e tillë do të ndodh pasi Hajrizi nuk është hera e parë që e dëmton K.F. “Gjilanin “,
andaj edhe kemi reaguar që organet kompetente të Federates ta kene parasysh këtë refer dhe të vinë ta vezhgojnë . Ajo qfarë kanë bërë kjo treshe e refereve sot është krim ndaj futbollit, ndaj donatoreve , shikuesëve dhe pengesë e madhe për pranimin në UEFA.

-Numri i rasteve në të cilat jemi dëmtuar nuk dihet ngase nuk kem arrit ti numërojmë por po i theksojmëvetëm dy, penalltia e pa qenë për Prishtinen dhe mos referimi i një penalltie pas ndërhyrjes në lojtarin tonë Betim Haxhimusa , rastet tjera i lusim mediat te cilat dojn ta ngrisin futbollin tonë ti shkëputin dhe ti transmetojn ato sepse sot me të vërtet ajo qfarë ka bër Hajrizi duhet te publikohet dhe te dënohet rënd nga organet e FFK -së.

Pas këtyre gjërave që po ndodhin nga disa referë të Superligës ne si klub kemi ardhë në pikën ku seriozisht po mendojm për hapat e ardhshëm”.

/Gazeta Sheshi/