Reagon Gjilani: Këta persona janë “Non grata” në Gjilan

303

Nuk ka mbetur pa reaguar edhe skuadra e Gjilani-t lidhur me gjykimin e ndeshjes së çerekfinales në DigitAlb Kupës së Kosovës. Përmes një komunikate për shtyp, drejtuesit e skuadrës së Gjilani-t, kanë bërë të ditura vërejtjet që i kanë për treshen e arbitrave Vula, Baliqi, Këpuska, që sipas tyre tashmë janë të padëshiruar në ndeshjet e skuadrës kuq e bardh, transmeton Gazeta Sheshi.

Ja dhe komunikata e plotë e skuadrës gjilanase:

Komunikate

Ne takimin e dyte qe kryesia e klubit mbajti sot pas lojes se djeshme per kupe Llapi-Gjilani dhe nga menyra e turpshme e eliminimit te Kf Gjilanit nga Digitalbkupa.

Në rishikimin ne TV ku qarte shihet referimi i njeanshem (i porositur)i referit kryesor Kreshnik Vula dhe anesoreve Erduan Baliqi dhe Benon Kepuska.Vleresojme se deri ti goli i dyte i Kf Llapit ky referim me ne krye regjisorin Kreshnik Vula ka qene aq tendencioz dhe i koordinuar saqe e detyruan edhe anesorin e pare Erduan Baliqin te dal ne skene ne min e 31 ku referohet offsajd i paqene ne dem te Kf Gjilanit e pastaj ne min 42 shenohet goli i dyte i Llapit nga pozita jashte loje.Qarte e pame ne dhe teleshikuesit,adhuruesit dhe futbolldashesit referimin skandaloz te Kreshnik Vules dhe bashkepunetoreve te tij derisa ne gjate lojes e shqyrtuam edhe mundesine e terhjekjes se ekipit te Kf Gjilanit nga fusha, por duke mos dashur te prishet imazhi i futbollit edhe ashtu te brishte ne Kosove pranuam te vazhdojme deri ne fund.
Konstatojme se ky referim dhe keto skandale qe e perfshijne futbollin kosovar perveq qe na demtojne imazhin ne prag te pranimit te Kosoves ne familjen e institucioneve nderkombetare shkaterrojne ne maksimum ofrimin e donatoreve,sportdashesve adhuruesve edhe ashtu te pakte neper stadiumet tona kombetare.

Kërkojme nga komisionet per delegimin e refereve qe referet Kreshnik Vula dhe anesoret Erduan Baliqi dhe Benon Kepuska te mos delegohen ne lojerat kur i zhvillon KF Gjilani sepse te irrituar me nje referim te tille ne nuk mund te garantojme per sigurine e tyre. Eshte koha e fundit qe tu themi stop ketyre dukurive negative neper fusha te futbollit ne te kunderten humbet arsyeja e zhvillimit normal te garave.

Kryesia e K.F. Gjilani-t 17.03.16