Reagon Bashkesia Islame e Kosoves: Para terrorit e terroristëve duhet të jemi të bashkuar

133

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon aktet terroriste që ndodhën sot në Bruksel, ku humben jetën qytetarë të pafajshëm, duke u solidarizuar me popullin dhe shtetin belg, lusim Zotin që njerëzimi mos të përballet me veprime të tilla të tmerrshme

“Aktet e tilla, të cilat sjellin viktima, terror e dhunë janë vepra antinjerëzore dhe si të tilla paraqesin rrezik e sfidë për njerëzimin, para të cilave bota nuk duhet të dorëzohet e gjunjëzohet”, thuhet në një komunikatë për media.

“Sot në Bruksel edhe njëherë u atakuan qytetarët e pafajshëm, jeta e tyre si dhe vlerat qytetëruese e civilizuese të njerëzimit. Para terrorit e terroristëve duhet të jemi të bashkuar të gjithë, pavarësisht ku ndodh ajo”, thuhet më tutje në komunikatë.

BIK bën apel që në këto momente të rënda të solidarizohen dhe ndajnë dhimbjen e pikëllimin me popullin mik belg, familjarët e viktimave të cilat sot humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve u dëshirojnë shërim të shpejt.