Reagojnë “Pampurat”: Ajo çfarë ndodhi dje është e pahijshme, mysafirët nxitën situatën

232

Grupimi i tifozëve “Pampurat” nga Fushë Kosova kanë reaguar në lidhje me incidentin e krijuar në ndeshjen ndërmjet Fushë Kosovës dhe Vjosës, transmeton Gazetasheshi.com.

Ndeshja u ndërpre pas një ore loje, pasi në fushë ndodhi një përleshje fizike.

Mysafirët nga Shtimja kanë akuzuar tifozët vendas për sulm ndaj tyre, teksa vendasit po akuzojnë mysafirët për provokim të situatës.

Reagimi i plotë nga tifogrupi i Fushë Kosovës, “Pampurat”, (pa ndërhyrje):

“Ajo çka ndodhi sot ne stadiumin tone, ne ndeshjen kunder Fc Vjoses eshte e pahijshme!

Ne si tifogrup i qytetit dhe klubit tone bardh e kalter prej fillimit te pandemise perfshire edhe diten e sotme NUK ISHIM PREZENT ne stadion, por ajo qe kemi pare e degjuar nga personat qe ishin aty eshte se mikepritjen qe klubi jone ia beri tifozeve mysafir duke rrezikuar pasi qe i lane te hynin ne stadium u keqperdor!

Kjo sepse ishin pikerisht tifozet e Vjoses ata qe nxiten kete situate aspak te hijshme se bashku me lojtaret e tyre te cilet thyen çdo rregull te futbollit duke sulmuar brutalisht futbollistet dhe futbollin!

Perderisa ne ende pezullohemi shkak i pandemise te mos jemi ne stadium, te mirren masa per keta persona qe zbehen kulturen sportive qe ka FUSHE KOSOVA!”.

/Gazeta Sheshi/