Raul: Këto dy skuadra kualifikohen në finale të Ligës së Kampionëve

172
Raul Gonzales dëshiron që në finalen e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve të kualifikohen Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Legjenda madriliene e futbollit, Raul Gonzales, shpreson që dy skuadrat spanjolle, Real Madrid dhe Atletico Madrid, të kualifikohen në finale të Ligës së Kampionëve.

“Pres që t’i shoh dy ekipet spanjolle në finale sepse është më e mira për Ligën. Bayerni dhe City janë dy ekipe të mira, por dëshira ime është që në Milano të përsëritet finalja e Lisbonës dhe të arrijnë Reali dhe Atletico”, deklaroi ish sulmuesi spanjoll.

Kujtojmë që këto dy ekipe ishin përballur në finalen e Championsit në vitin 2014, ndeshje të cilën e kishte fituar Real Madridi pas vazhdimeve.