Rashica-Ronaldo, krahasim nga UEFA

145

Milot Rashica ka qenë personaliteti i javës në uebfaqen zyrtare të Federatës Evropiane të Futbollit, “UEFA.com”.

Madje, kjo e fundit në artikullin që ia ka kushtuar futbollistit kosovar e ka krahasuar atë me yllin portugez, Cristiano Ronaldo, por edhe me yllin brazilian, Neymar.

“Ronaldo është idhulli i Rashicës dhe në mes tyre ka disa ngjashmëri: kur e merr topin instinkti i tij i parë është të shkojë përpara dhe t’i bëjë gjërat të ndodhin. Ai gjuan në portë, nëse mundet. Në disa raste, ai duket edhe si Neymari shqiptar”, shkruan kjo uebfaqe.

Vushtrriasi i ka mahnitur tifozët e Vitesses në sezonin e tij debutues. “Ai është një fitimtar, i cili e di se çka dëshiron. Kjo është ajo që ju shihni në çdo ndeshje që luan ai. Ai i bën gjërat në mënyrën e duhur dhe është një djalë i mirë. Shpresoj të vazhdojë të zhvillohet në këtë mënyrë, sepse është kënaqësi ta shohësh duke luajtur”, ka thënë trajneri i Vitesses, Rob Maas.