Rashica gjen golin e parë këtë sezon në Bundesliga, shënon ndaj RB Leipzigut

201
BREMEN, GERMANY - APRIL 24: Milot Rashica of Werder Bremen celebrates after scoring his team's second goal during the DFB Cup semi final match between Werder Bremen and FC Bayern Muenchen at Weserstadion on April 24, 2019 in Bremen, Germany. (Photo by Martin Rose/Bongarts/Getty Images)

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka gjetur golin pas një kohe të gjatë apo të parin këtë sezon në Bundesliga me skuadrën e tij, Werder Bremen.

Ylli vushtrrias ka thyer më në fund ‘mallkimin’ e këtij sezoni në kampionatin elitar gjerman.

Rashica ka arritur të gjej golin e parë këtë sezon në Bundesliga në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të.

Goli i sulmuesit të Kosovës erdhi në ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj RB Leipzig.

Ky gol i Rashicës erdhi nga penalltia në minutën e 61-të për të ngushtuar rezultatin në 1-3, ndërsa ndeshja në fund u mbyll 1-4 për mysafirët.

Më mirë se tek golat, vushtrriasi qëndron në asistime këtë sezon, pasi deri më tani ka bërë pesë të tilla.