Ranieri refuzon Italianë: Ja ku dua ta mbyll karrierën si trajner

134

Claudio Ranieri kërkon zgjatjen e kontratës me klubin e Leicester City-t në Premier Ligë, edhe pse ky vendim mund t’i kushtojnë heqjen e mundësisë për të drejtuar kombëtaren italiane.

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Marca”, njëri prej trajnerëve më të suksesshëm në Angli, thotë se dëshiron ta mbyllë karrierën te Leicesteri

Pas lajmit të publikuar pak ditë më parë se Antonio Conte do të lërë kombëtaren italiane në përfundim të Europianit, për të drejtuar skuadrën e Chelseat,  Ranieri kryesonte listën e kandidatëve potencial për të zënë vendin e tij.

ENTREVISTA A CLAUDIO RANIERI.

Por ai që ka shuar këto zëra ka qenë vetë romani, i cili ka deklaruar se “mendoj se ky (Leicesteri) mund të jetë klubi im i fundit”.

Lidhur me rinovimin e kontratës, ai është shprehur se: “Këtu jam mirë dhe nuk mendoj të largohem. Shpresoj që të më bëjnë një kontratë të gjatë, 6 ose 7-vjeçare”.