Ranieri: Ja pse u emocionova nga fitorja (Video)

150

Leicester City është në prag të kurorëzimit të titullit të Premierligës. Kjo padyshim që e ka emocionuar tej mase trajnerin, Claudio Ranieri, i cili filloi të qaj pas ndeshjes.

Por, lotët e Ranierit ishin edhe për diçka tjetër.

“Kur pash gjithë ata tifozë thash në vete: ‘E pabesueshme. Ata kanë ardhur nga Leicesteri për të na mbështetur neve’, për këtë u emocionova më së shumti”, ka thënë Ranieri.

“Është e mrekullueshme. Dua t’i falënderoj tifozët për mbështetjen e tyre. Ata janë duke ëndërruar dhe ne duam ta realizojmë këtë ëndërr. Për ta bërë këtë duhet të mos e humbim mendjen dhe të fokusohemi në ndeshjet e mbetura”, ka thënë më tej Ranieri.

“Ky është një sezon i mrekullueshëm, për mua, tifozët, lojtarët, presidentin e klubit, për të gjithë. Synimi jonë ishte të qëndronim në Premierligë, por ja pse futbolli është i mrekullueshëm e i paparashikueshëm. Jemi afër të shkruajmë historinë. Nuk kam se si të mos emocionohem. Kam përjetuar shumëçka këtë sezon, jemi afër të përjetojmë të gjithë gjënë më të madhe”, shtoi Ranieri.

 

https://www.youtube.com/watch?v=DTk8CbuAcI0