Ramadani vazhdon me Vllazninë, premton vazhdimësinë e formës së lartë

426

Uran Ramadani, mbrojtësi 24 vjeçar i cili vjen nga Gjilani ka vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit të rradhës me skuadrën e Vllaznisë së Pozhoranit, ekip ky që garon në Ligën e Parë të futbollit kosovar, shkruan Gazeta Sheshi.

Ramadani i cili sezonin e shkuar pati një paraqitje fantastike, duke realizuar plotë 6 gola dhe duke asistuar në dy të tjerë, premton se do vazhdojë të mbajë ritmin e përformancave të mira edhe në sezonin e ri, i cili pritet të jetë shumë më i fortë.

“Kam vazhduar me Vllazninë duke synuar projektin e këtij klubi për të ndërtuar një skuadër stabile dhe cilësore për edicionin e ri, i cili pritet të jetë mjaft i vështirë, duke parë lëvizjet tek skuadrat e tjera dhe ambicjet e tyre për tu rikthyer në elitë. Si synim parësor do kem ndihmesën e skuadrës në realizimin e objektivit për mesin e artë të tabelës dhe pse jo luftën për futjen ne katërshen e madhe, por edhe përmisim e numrave që kam arritur në edicionin e shkuar”, theksoi Ramadani për Gazetën Sheshi.

Skuadra e Vllaznisë pos që ka arritur të ruajë bazën e ekipit e cila përbëhet nga lojtarë të rinj dhe me përvojë, gjithashtu ka bërë edhe disa lëvizje në merkato duke synuar krijimin e një ekipi stabil për të kompetituar sa më mirë në sezonin e ri.

Kujtojmë që ekipi i Vllaznisë së Pozhoranit udhëhiqet nga Sallah Sherifi, i cili në të kaluarën ka udhëhequr skuadrën e Gjilanit në Superligë.

/Gazeta Sheshi/